Maqedoni: Zgjedhjet presidenciale – deklarohen partitë politike

Në Maqedoni të Veriut, tashmë janë mbyllur qendrat e votimit për zgjedhjet presidenciale, në të cilat garojnë 7 kandidatë prej të cilëve 2 kandidatë shqiptarë, Bujar Osmani nga Fronti Evropian dhe Arben Taravari nga koalicioni VLEN.

Siç njoftohet nga atje, qendrat e votimit janë mbyllur në orën 19.00.

Mbi procesin e zgjedhjeve foli në konferencë për media nënkryetari i BDI-së nga Fronti Evropian, Arbër Ademi

“Sot populli foli. Patëm një ditë të qetë zgjedhjesh ku qytetarët lirisht dhe në numër të madh demonstruan vullnetin e tyre politik në një proces të lirë dhe të ndershëm.

Është një sukses i yni përbashkët për të cilin dua të falënderoj të gjitha partitë politike dhe pjesëmarrësit në garë. Falënderoj tanë që i dhanë votën kandidatin tonë Bujar Osmanit. Sot qytetarët folën, kurse neve na mbetët që ta zbatojmë këtë vullnet të tyre në vepra”, deklaroi mes tjerash Ademi.

Në konferencë doli edhe kandidati i VLEN për president, Arben Taravari i cili tha se ka pasur votim masiv dhe se pret ndryshim në këto zgjedhje.

“Tashmë e dimë se këto zgjedhje kanë pjesëmarrje shumë të madhe dhe kjo paralajmëron ndryshimin. Ne si VLEN jemi të lumtur se e kemi fituar votën e shqiptarëve. Tash ndryshimi gjendet në kutitë e votimit që besoj se tashmë janë hapur. Komisionet dhe vëzhguesit tanë e kanë në dorë fitoren, jemi të gjithë këtu dhe garantojmë që çdo votë të jetë e sigurt. Vota e shqiptarëve nuk duhet të preket, tërmeti nisi sot por dridhjet finale do të jenë më 8 maj kur janë zgjedhjet parlamentare”, tha Taravari.

Dalja në zgjedhjet presidenciale deri në orën 18:00 ka qenë 47,61 për qind njoftoj Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Go to TOP