Policia apelon që TikTok’u të përdoret me kujdes: Mos u bëni pjesë e lojërave që e rrezikojnë jetën

Policia e Kosovës ka bërë apel për kujdes të shtuar në përdorimin e rrjeteve sociale, veçanërisht të TikTok’ut.

“Policia e Kosovës, Drejtoria e Policimit në Bashkësi dhe Parandalim apelon për kujdes të shtuar në përdorimin e rrjeteve sociale, në veçanti ndaj platformës TikTok, në të cilën kohe pas kohe publikohen sfida të ndryshme për të rinjtë/fëmijë, e të cilat nëse provohen mund të shkaktojnë pasoja në shëndetin dhe jetën e tyre.”

Policia ka bërë thirrje që të raportohen rastet që nxisin sfida të rrezikshme.

“Policia e Kosovës po ashtu u bënë thirrje të gjithë qytetarëve pa dallim që të raportojnë në Policinë e Kosovës në rast se hasin në sfida të tilla, në mënyrë që të parandalohen pasojat të cilat mund të shkaktohen nga realizimi i tyre.”

Go to TOP