Petkoviq i reagon Kurtit për deklaratën e sotme për serbët: Çdo ditë e dëshmon se s’ka probleme me ta duke i arrestuar

Shefi i zyrës për Kosovë në qeverinë serbe, Petar Petkoviq i ka reaguar kryeministrit, Albin Kurti për deklaratën në Samitin e Ballkanit Perëndimor.

Petkoviq i është përgjigjur Kurtit me trillime, për siç thotë, ”ai nuk ka asnjë problem me serbët duke i arrestuar dhe konfiskuar pasurinë e tyre”.

”Albin Kurti çdo ditë dëshmon se nuk ka asnjë problem me serbët në Kosovë duke i arrestuar, konfiskuar pasurinë e tyre dhe duke bërë lloj-lloj terrori dhe se problemet e tij me popullin serb do të zhduken plotësisht nëse nuk ka fare serb në Kosovë”.

”Prandaj serbët e kanë problem Kurtin, i cili çdo ditë i terrorizon dhe i shtyp”.

Kurti deklaroi sot se Kosova nuk ka probleme me serbët në katër komunat në veri, por me Beogradin zyrtar.

Go to TOP