Pensionistët i kërkojnë takim krerëve të shtetit, thonë se nuk po marrin përgjigje

Pensionistët në Kosovë vazhdojnë të marrin pensione të ulëta, që shpesh nuk mjaftojnë as për shpenzimet bazike ditore.

Për gjendjen në të cilën ndodhën kjo kategori e shoqërisë, ka folur kryetari i Shoqatës së Pensionistëve, Sherif Kastrati.

Ai tha se situata është alarmante dhe se shumica e tyre nuk arrijnë të përballojnë as shpenzimet më bazike të përditshme, duke përfshirë ushqimin e nevojshëm për një shujtë të vetme gjatë ditës.

Ai tha se rreth 170 mijë pensionistë marrin vetëm 120 euro në muaj, që përbën mbi 50-60% të të gjithë pensionistëve.

Go to TOP