Patent shoferët e lëshuar në Kosovë njihen në Itali

Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme dhe Edoardo Rixi, zëvëndësministri i Infrastrukturës dhe të Mobilitetit të Qëndrueshëm në Republikën e Italisë kanë nënshkruar në Romë marrëveshjen për njohjen e ndërsjellë të patent shoferëve në mes dy shteteve.

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, Sveçla shtoi se njohja e patent shoferëve do të lehtësojë jetën dhe do të jetë një lirim edhe nga barra ekonomike e këtij procesi.

“Ky është një hap i rëndësishëm për mërgatën tonë të cilët asnjëherë nuk u ndalën së mbështeturi ekonomitë familjare e buxhetin e Republikës sonë. Sakrifica dhe angazhimi tyre është pjesë e pandashme e çlirimit, krijimit dhe zhvillimit të shtetit tonë”, shkruan ai.

Tutje, Sveçla shton se finalizimi i këtij procesi riafirmon raportet e shkëlqyeshme që gëzon Kosova me Republikën e Italisë. /Kosova.info/

Go to TOP