Pas Osmanit, Rama pritet nga Kurti

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është pritur me ceremoni shtetërore nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Rama është pritur paraprakisht edhe nga presidentja Vjosa Osmani.

Në takimin e përbashkët me Osmanin, ata diskutuan për rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm Kosovë–Shqipëri si faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon, si dhe rolin konstruktiv të të dy shteteve në nisma ndërkombëtare që promovojnë dialogun dhe bashkëpunimin.

Diskutimet përfshinë edhe bashkëpunimin në kuadër të Bordit të Paqes, ku u theksua rëndësia e angazhimit të përbashkët në iniciativa globale për dialog, siguri dhe vlera demokratike. Kosova dhe Shqipëria u nderuan me ftesën nga Presidenti Donald Trump për të marrë pjesë në këtë Bord, si dëshmi e respektit dhe partneritetit me aleatët strategjikë, thuhet në njoftimin e Presidencës.


Go to TOP