Pas mposhtjes së Francës, Tunizia kthehet me nder në shtëpi
Tunizia ka mposhtur Francën me rezultat minimal 1-0, anise kjo nuk i ndihmon ekipit, pasi që është përshëndetur me Kupën e Botës.
Franca mendoi se e barazoi rezultatin në minutën e 98-të, por goli i Griezmann u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.
Një gol po ashtu iu anulua edhe Tunizisë në pjesën e parë, për të njëjtën arsye.
Goli i vetëm i rregullt u shënua në minutën e 58-të, nga Kahzri.
Nga grupi D, Franca dhe Australia shkojnë në fazën e eliminimve direkte, pasi kjo e fundit mposhti Danimarkën me të njëjtin rezultat.

90+8 Përfundon loja. Tunizia 1 – 0 Franca.
90′ Tetë minuta lojë shtesë. Franca ende nuk arrin ta barazojë rezultatin me gjithë presionin, anise e futi në lojë edhe Mbappen.
58’ GOOOL. Tunizia ka kaluar në epërsi ndaj Francë
45′ Fillon pjesa e dytë.
45′ Përfundon pa gola pjesa e parë. Me këtë rezultat, Franca shkon tutje, ndërsa Tunizia bie, nëse rezultati pa gola mbetet edhe në ndeshjen Australi – Danimarkë.
30′ Kalojnë gjysmë ore lojë pa gola.
9′ Tunizisë i anulohet një gol, për shkak të pozitës jashtë loje.
1′ Fillon ndeshja
Formacionet zyrtare:
