Parashikimi i motit për javën që vjen, temperatura deri në 24 gradë

Prishtina Weather ka njoftuar për motin që do të mbajë gjatë pesë ditëve në vijim.

Të hënën në mëngjes pritet të ketë shi e borë, ndërsa të premten kthjellime e ngrohtë.

“Gjatë natës me kalimin e një fronti të ftohtë, mbi vend priten të reshura shiu, që vende-vende edhe mund të jenë pak më intenzive. Me rënie të temperaturës aty këtu reshjet e shiu përzien edhe me reshje bore, derisa në vise malore të reshurat do të jenë vetëm dëbore. Pas kalimit të frontit reshjet pushojnë paraditën e së hënës. Ditëve vijuese do të ketë edhe intervale me diell dhe vransira, që edhe mund të shoqërohen me reshjet të pakta shiu, kryesisht ditën e martë dhe enjte. Temperaturat shënojnë rritje deri në 18C të mërkurën, por se zbresin lehtë ditën e enjtë. Nga dita e premte dhe fundjava shënojnë rritje edhe mbi 20C, deri në 23C e 24C. Minimalet zbresin të martën në -1C, e më pas rriten deri në 6C e 7C. Me qarkullim të mjaftueshëm ajror ditëve të ardhshme, edhe nivelet e ndotësve ajror do të jenë të ulëta, në vlera të pranueshme. Nga dita e martë, e sidomos të mërkurën koncentrime më të larta të pluhurit saharian mund të zbresin edhe më pranë sipërfaqes, që mund të çojnë indeksin edhe në vlera të dobëta.”

25.03 – Natën dhe herët në mëngjes reshje kalimtare shiu. Me rënie të temperaturave vende-vende reshjet e shiut përzien edhe me borë. Në vise malore borë. Reshjet pushojnë orëve të para të ditës. Ditën mbanë mot i ftohtë, me diell e vransira.

26.03 – Kryesisht me vransira. Pasdite mundësi për riga lokale shiu.

27.03 – Vransira dhe intervale me diell.

28.03 – Reshje kalimtare shiu orëve të mëngjesit. DItën intervale me diell.

29.03 – Ngrohtë. Kryesisht me diell.

Go to TOP