Prizren: Arrestohet personi i kërkuar, dërgohet në vuajtje të dënimit

Përpos  punës dhe angazhimeve të vazhdueshme në ruajtjen e rendit publik dhe parandalimin e veprave penale, Stacioni Policor në Prizren, është duke realizuar edhe ekzekutimin e  urdhëresave të lëshuara nga gjykata.

Policia e Kosovës në Prizren sot ka arrestuar të dënuarin  27 vjeçar me inicialet A.D., ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prizren kishte lëshuar urdhëresat, dhe i njëjti u shoqërua në stacionin policor në Prizren.

Bëhet e ditur se pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresave të gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej 1 viti e 6 muaj e 10 ditë burgim.

Go to TOP