Policia gjen dy bunkerë dhe armë zjarri në rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit

Policia e Kosovës njofton se gjatë një operacioni të koduar ‘Baroni’ në rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit, gjeti dy bunkerë dhe disa armë të zjarrit me municion.

Gjatë këtij operacioni policor janë kontrolluar pesë shtëpi banimi në rajonin e Prishtinës dhe një vilë (shtëpi mali) në fshatin Makresh-Gjilan.

Nga kontrollet e realizuara në këto lokacione, kanë rezultuar me gjetjen e:

  • dy bunkerë (vende të fshehta, të modifikuara në mënyrë shumë profesionale për fshehjen e gjërave ilegale)
  • Armë automatike, një karikator dhe 31 fishekë
  • Armë zjarri, një karikator dhe 17 fishekë
  • Arme e gjuetisë, një karikator dhe 6 fishekë
  • Armë zjarri, një karikator dhe 7 fishekë

Bëhet e ditur se lidhur me rastin, dy personat e dyshuar, meshkuj kosovarë, janë shoqëruar në zyrat e DHTN-së Prishtinë për inicim të rastit, dhe se me urdhër të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48-orë, teksa i dyshuari i tretë ndodhet në arrati.

Armet e konfiskuara. Foto: Policia e Kosovës
Go to TOP