Osmani uron pavarësinë e Estonisë: Kosova qëndron me krenari me ju

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar kryeministrin estonez, Kristen Michal dhe presidentin Alar Karis në ditën e tyre të Pavarësisë.

“Përkushtimi i palëkundur i Estonisë ndaj lirisë dhe demokracisë vazhdon të frymëzojë. Kosova qëndron me krenari me ju, e lidhur me vlerat e përbashkëta dhe një partneritet të fortë”, ka shkruar ajo në X.

Osmani më tutje ka thënë se e vlerëson thellësisht mbështetjen e patundur dhe pret shumë vite të tjera miqësie dhe bashkëpunimi. /Kosova.info/


Go to TOP