Osmani uron goranët në ditën e tyre: Jeni pjesë e çmueshme e diversitetit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se komuniteti goran është pjesë e çmueshme e diversitetit kulturor të Kosovës. Traditat dhe trashëgimia kulturore e komunitetit goran, sipas saj, janë pasuri e Kosovës.

Ky urime i presidentes vjen me rastin e 6 majit, Ditën e Goranëve të Kosovës.

“Shumëetniciteti është gjithashtu vlerë e shoqërisë kosovare, ndaj do ta ruajmë këtë vlerë të çmueshme, sikurse do ta vazhdojmë mbështetjen institucionale për komunitetin goran, Urime Dita e Goranëve!”, ka shkruar Osmani. /Kosova.info/

Go to TOP