Osmani takon delegacionin e senatorëve amerikanë në Munih, falënderon mbështetjen për pavarësinë e Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani takoi delegacionin e senatorëve amerikanë gjatë qëndrimit në Munih.

Presidentja Osmani ka shkruar: 

Nga një vend që në vitin 1999 mori mbështetjen e tyre për liri e paqe, në një eksportuese të paqes dhe stabilitetit sot. Ky transformim nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e vazhdueshme të Senatit Amerikan.

Kënaqësi e veçantë të takoja delegacionin e senatorëve amerikan gjatë qëndrimit në Munih. Sot, Kosova mbetet e përkushtuar për të thelluar edhe më tej këtë aleancë, duke ndërtuar mbi sukseset e përbashkëta dhe duke ecur përpara drejt sukseseve të reja. /Kosova.info/


Go to TOP