Osmani: Në paraqitjet e deritashme në olimpiadë, Kosova demonstroi shpirt luftarak, profesionalizëm e këmbëngulje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se në paraqitjet e deritashme në Lojërat Olimpike në Paris, Kosova demonstroi shpirt luftarak, profesionalizëm dhe këmbëngulje.

Ajo u shpreh se një e argjendtë dhe duele të tjera, siç tha ajo, jashtëzakonisht sfiduese janë dëshmi e vendosjes së shtetit tonë në majat e sportit botëror.

“Dje, fati nuk ishte në anën tonë as në garat e xhudos e as në ato të boksit, pavarësisht punës së pareshtur e paraqitjes së jashtëzakonshme të sportistëve tanë”.

“Teksa paraqitjet e tjera po i përcjellim nga Kosova, shpresoj që të gjithë garuesit tanë ta dijnë se pavarësisht se a fitojnë medalje apo jo, Kosova është me ta në çdo hap e në çdo sfidë”, ka shkruar Osmani.

Go to TOP