Osmani e shpallë të mërkurën ditë zie shtetërore

Presidentja Vjosa Osmani, ka marrë vendim për shpalljen e ditës së mërkurë ditë zie, pas vdekjes së dy grave brenda më pak më se një jave nga bashkëshortët e tyre.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e mërkurë, 17 prill 2024, të shpallet ditë zie, në kujtim të të gjitha grave dhe vajzave të vrara në Kosovë si rezultat i dhunës në baza gjinore”, njofton presidenca.

Në njoftim thuhet se Protokolli i Shtetit ngarkohet që t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi. /Kosova.info/

Go to TOP