Osmani: Aleanca me ShBA, gurthemel për stabilitetin e prosperitetin global

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Uashington me ftesë të sekretarit amerikan, Antony Blinken, ka falënderuar atë për pritjen dhe diskutimin e sotëm në Departamentin e Shtetit në Uashington D.C., në kuadër të Samitit të NATO-s.

“Aleanca me ShBA-të nuk është vetëm një dëshmi e vlerave dhe parimeve tona të përbashkëta demokratike, por edhe një gurthemel për stabilitetin dhe prosperitetin global”, ka thënë Osmani.

Ndërkaq, sekretari Blinken gjatë adresimit të tij në aktivitetin e organizuar nga DASh-i për gratë, paqen dhe sigurinë e ka falënderuar presidenten Osmani për pjesëmarrje. /Kosova.info/

Go to TOP