Obran dënon sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit
Kryeministri i Hungarisë, Victor Orban ka dënuar sulmin terrorist të mbrëmshëm në Zubin Potok, përkatësisht në kanalin e Ibër Lepencit.
Orban në një reagim në platformën ‘X’, ka kërkuar hetim të paanshëm të rastit.
“Dënojmë sulmin ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës në Zubin Potok. Në vend të akuzave të njëanshme, ne bëjmë thirrje për një hetim të paanshëm dhe gjithëpërfshirës. Përmbajtja është e domosdoshme për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm në rajon”, ka shkruar kryeministri hungarez.