Nuk ndalet! Modelja e kolme shfaqet sërish totalisht e zhveshur

Prej disa kohësh, Ashley Graham, ka vendosur që përmes postimeve në rrjetet sociale t’u dërgojë mesazhe të forta të gjitha grave në mbarë botën.

Si një modele shumë e kërkuar dhe si një aktiviste, ajo herë pas here u bën thirrje grave që ta duan trupin e tyre ashtu siç e kanë, me apo pa strija, me apo pa celulit, me pak ose shumë kilogramë.

Besimi i saj para kamerës e bëri Ashley-n që të ishte modelja e parë e kolme që u paraqit në revistën “Sports Illustrated”.

Ajo nuk ngurron që me ndjekësit në rrjetet sociale të ndajë foto e video shumë seksi e provokuese.

Graham, e cila është shtatzënë për herë të dytë, nuk e ka aspak problem që të ndajë në “Instagram” imazhe ku shfaqet edhe nudo.

Si gjatë pritjes së ëmbël për herë të parë, por edhe tani, ajo poston herë pas here foto ku shfaqet e gjitha e zhveshur.

Ka pasur raste që pozat e tilla ia realizonte bashkëshorti i saj, por kësaj radhe duket se ka bërë një “selfie” para pasqyrës. Ajo ka kapur pjesën e barkut dhe gjoksit, si dhe u ka dërguar një puthje të gjithë fansave.

Ashley është munduar që gjoksin ta mbulojë me njërën dorë, pasi me tjetrën po mbante telefonin që po bënte foton.

Go to TOP