Nesër në Bujanoc protestohet për të drejtat e shqiptarëve

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka paralajmëruar për nesër mbajtjen e një proteste në Bujanoc në shenjë pakënaqësie për diskriminimin e shqiptarëve nga regjimi serb në Luginë.

“Kanë mbetur edhe pak orë nga protesta. Protestë për drejtësi, barazi. Kundër shtypjes, diskriminimit e shkeljes që na bëhet nga Beogradi”, ka shkruar ajo në Facebook.

Teksa ka bërë thirrje për bashkim në këtë protestë në emër të dinjitetit e identitetit, Sinani ka njoftuar se protesta do të nisë në ora 11:00 në sheshin e Bujanocit. /Kosova.info/


Go to TOP