NATO e zhgënjyer nga veprimet e djeshme në veri të Kosovës, kërkon de-përshkallëzim dhe koordinim me KFOR-in

Zëdhënësja e NATO-s, Farah Dakhlallah, shprehu zhgënjimin e saj për veprimet e djeshme në veri të Kosovës, të cilat nuk u koordinuan me KFOR-in, pavarësisht premtimeve të përsëritura për bashkëpunim.

“KFOR-i është plotësisht i përgatitur të përmbushë mandatin e tij të OKB-së sipas Rezolutës 1244 për të gjitha komunitetet në Kosovë”, ka shkruar ajo në X.

Dakhlallah bëri thirrje për de-përshkallëzim të situatës dhe angazhim të plotë në Dialogun e BE-së. /Kosova.info/

Go to TOP