Naim Qorri jep dorëheqje nga LV-ja në Drenas duke akuzuar udhëheqësinë për manipulime dhe mungesë transparence

Kryetari i Degës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Drenas, Naim Qorri, ka dhënë dorëheqjen bashkë me dhjetëra delegatë dhe aktivistë, për shkak të zhgënjimit dhe mospajtimit me drejtimin e degës dhe qendrës së Lëvizjes.

Në një deklaratë publike, Qorri akuzon Kryetaren Egzona Tërdevci dhe anëtarin e Qendrës në Prishtinë, Enver Dugollin, për manipulime në punësime, humbje të anëtarësisë dhe trajtim jo demokratik të kërkesave të aktivistëve.

Ai theksoi humbjen e dy asamblistëve të votuar dhe prishjen e imazhit të degës duke paralajmëruar për ndikim të padrejtë mbi pronat publike të Drenasit. /Kosova.info/


Go to TOP