Muharremi: Vendimi i PDK-së, jo i lehtë, por i duhur
Partia Demokratike e Kosovës ka konfirmuar se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së kryetarit të Vetëvendosjes Albin Kurti, për një takim para vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës që mbahet nesër. E analisti Shenoll Muharremi e ka komentuar vendimin e Partisë Demokratike të Kosovës për t’i shkuar në takim Albin Kurtit.
Ai është shprehur se ky vendim nuk është i lehtë, por sipas tij i duhur.
Muharremi po ashtu ka thënë se dialogu dhe komunikimi nuk duhet asnjëherë me u ndalë.
“Ky vendim nuk ka qenë i lehtë, por është vendim i duhur. Dialogu dhe komunikimi nuk duhet asnjëherë me u ndalë se na shpien te zhbllokimi dhe zgjidhja e nyjës. Qëndrimet politike janë një gjë tjetër. Bravo Memli Krasniqi për maturinë politike”, ka shkruar ai në Facebook. /Kosova.info/
