Muharremi: Abdixhiku tregoi dinjitet dhe përgjegjësi, LDK në rrugën e duhur për t’u bërë partia kryesore

Analisti Shenoll Muharremi ka vlerësuar konferencën dhe qëndrimin e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, pas zgjedhjeve duke e cilësuar si një shembull të rrallë për politikanët në Ballkan.

Sipas Muharremit, Abdixhiku komunikoi me transparencë rezultatet preliminare dhe mori përgjegjësinë për to, duke treguar një standard të ri në politikën kosovare. “Jo gjithmonë rezultatet tregojnë kualitetin e një partie. Ndonjëherë je më i miri, por jo në kohën e duhur,” u shpreh ai.

Muharremi theksoi se Abdixhiku dhe ekipi i tij kanë bërë një punë të jashtëzakonshme gjatë kësaj periudhe, duke e vënë LDK-në në një rrugë të sigurt për t’u bërë partia kryesore në vend. Ai shtoi se procesi i reformave duhet të vazhdojë dhe se anëtarët e partisë duhet të jenë krenarë për fushatën dhe programin e tyre.

“Nuk kam asnjë dyshim që LDK duhet t’i besojë Abdixhikut për të vazhduar drejtimin e partisë dhe për të ofruar alternativa të dobishme për vendin,” përfundoi Muharremi. /Kosova.info/


Go to TOP