Moti sot me diell, temperaturat deri në 19 gradë Celsius

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, mbi vendin tonë sot do të mbajë mot kryesisht me diell.

Vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15 deri në 19 gradë Celsius.

Gjatë ditës do të fryjë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.


Go to TOP