Moti sot, me diell dhe vranësira të shpërndara

Mbi vendin tonë të mërkurën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.. Gjatë ditës do të fryjë erë kryesisht nga verilindja, 1–4 m/s.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 13 deri në 17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24 deri në 27 gradë Celsius.

Kjo javë po karakterizohet nga mot më i paqëndrueshëm. Pritet të ketë vranësira të herëpashershme me intervale dielli, ndërkohë që do të ketë reshje shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.


Go to TOP