Ministria e Shëndetësisë në deponinë Drislla në Shkup do të paguajë për të shpërbërë vaksina

Ministria e Shëndetësisë do të duhet të paguajë nga 45 denarë dhe TVSH për të shpërbërë një kilogram vaksina nëse vendos ta bëjë këtë në deponinë Drislla.

Sipas të dhënave të deritashme, ende nuk është e kërkuar një gjë e tillë, por ka mundësi që së shpejti duhet të shpërbëhen vaksinat me afat të kaluar.

Drejtori i deponisë Drislla, Jane Micevski për TV Sitel tha se deri tani nuk kanë shpërbërë asnjë vaksinë, dhe as që është kërkuar një gjë e tillë, ndërsa nga Ministria e Shëndetësisë thonë se kur do të kalojnë të gjitha procedurat, vaksinat do të shpërbëhen.

Ndryshe, një pjesë e vaksinave që janë me afat të kaluar janë Pfizer dhe AstraZeneca dhe shumica ishin donacion nga vendet tjera.

Go to TOP