Meloni: Marrëveshja me Ramën brenda shtetit ligjor

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, e ka vlerësuar marrëveshjen e firmosur me kryeministrin Edi Rama për emigrantët që vijnë nga Afrika brenda shtetit ligjor.

Meloni nënvizoi përgjatë kësaj interviste se marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë ka zgjuar interesin edhe të shumë vendeve të tjera evropiane, të cilat po e shohin si model.

“Debati nuk është se si i rishpërndajmë, debati është se si t’i trajtojmë para se të largohen. Të gjithë komisionarët dhe të gjithë liderët evropianë pyesin ‘a është marrëveshja me Shqipërinë jashtë shtetit të së drejtës?’, me shpresën se dikush do të thoshte se është jashtë shtetit të së drejtës. Nuk është jashtë shtetit të së drejtës, është krejtësisht e realizueshme dhe u them edhe këtë: nëse funksionon mund të jetë model dhe frymëzim edhe për disa vende të tjera që po na pyesin se si funksionon kjo. Dje ishte kryeministri i Çekisë, folëm gjatë për këtë, ai tha: “Giorgia, a mund të më shpjegoni qartë se si funksionon marrëveshja me Shqipërinë? E konsideroj shumë interesante, për mendimin tim është një iniciativë që duhet të përsëritet””, deklaroi Meloni për Governo.it.

Go to TOP