Gazetarja kosovare kafshohet nga qentë endacak në kryeqytet

Gazetarja e Radio Kosova, Behare Bajraktari, është sulmuar gjatë ditës së sotme nga qentë endacakë.

Ajo është sulmuar dhe kafshuar nga qentë  rreth orës 18:00 tek ‘Menza e Studentëve’.

Bajraktari në reagimin e saj në Facebook ka thënë se kjo gjendje është e papranueshme dhe ka kërkuar nga kryetari i Prishtinës të merret me këtë çështje.

Postimi i plotë i saj:

Sot rreth ores 18:00 te menza e studentëve më sulmuan dhe me kafshuan qentë endacak.

Çfarë vlere ka jeta e njeriut kundrejt qenve z. Perparim Rama ?

Z.Rama ligjerisht je i obliguar ta menaxhosh çeshtjen.

Qentë direkt kanë sulmuar, kjo eshte e rrezikshme sidomos per femijet.

Kafshimi i qenit ka depertuar neper lekure te çizmes.

Kjo gjendje eshte e pa pranueshme, me rrezikun qe na kanoset.

Brenda kesaj periudhe qente e paskan sulmuar nje grua te Termokosi. /Kosova.info/

Go to TOP