Maqedonci e Hovenier: Bashkëpunimi mbetet prioritet i dyanshëm

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka takuar ambasadorin e SHBA-së, Jeff Hovenier, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe për situatën e përgjithshme të sigurisë.

Në një postim në ‘Facebook’, Maqedonci tha se në këtë takim u pajtuan që thellimi i bashkëpunimit të vazhdojë të mbetet prioritet i dyanshëm.

“Me ambasadorin Hovenier diskutuam për bashkëpunimin e vendeve tona në fushën e mbrojtjes dhe për situatën e përgjithshme të sigurisë. U pajtuam që thellimi i bashkëpunimit të vazhdojë të mbetet prioritet i dyanshëm. Gjatë takimit diskutuam edhe për rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes për luftën e drejtë të popullit të Ukrainës si dhe kontributin aktiv të Kosovës si pjesë e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës.  SHBA është mbështetësi kryesor i Republikës së Kosovës në te gjitha fushat”, ka shkruar Maqedonci. /Kosova.info/


Go to TOP