Lladrovci në Drenas: Numri 125 është zhvillimi ekonomik, më 7 qershor i themi stop krizës

Në tubimin zgjedhor të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) të mbajtur në Drenas, Ramiz Lladrovci ka bërë thirrje për mbështetje masive ndaj këtij subjekti politik duke theksuar se numri 125 përfaqëson zhvillimin ekonomik dhe projektet madhore për vendin.

Ai u shpreh se PDK qëndron pranë sukseseve të shtetit dhe vlerave euro-atlantike duke rikujtuar rrënjët e saj nga Drejtoria Politike e UÇK-së, në krye me Hashim Thaçin.

Lladrovci numëroi një sërë projektesh që sipas tij lidhen me këtë subjekt politik, përfshirë stadiumin nacional, rrugën Komoran–Gllobar, Liqenin e Vërbocit, pishinën në Komoran, furnizimin me ujë 24 orë, kolektorët e ujërave të zeza dhe zhvillimin e infrastrukturës lokale.

Ai kritikoi qeverisjen aktuale për mungesë investimesh në Drenas gjatë viteve të fundit duke theksuar se qytetarët kanë mbetur pa përkrahje dhe projekte konkrete.

“Me 7 qershor i themi stop krizës. Ndrysho Kosovën! Mos e lejoni mashtrimin,” deklaroi ai duke shtuar se zhvillimi ekonomik nuk mund të mbështetet në burime që dëmtojnë interesat e vendit.

Lladrovci theksoi se PDK ka vullnet dhe energji për të zhvilluar ekonominë, arsimin, shëndetësinë dhe infrastrukturën, ndërsa e cilësoi programin e Bedri Hamzës si më të mirin për vendin.

Në fund, ai u bëri thirrje qytetarëve të votojnë numrin 125 dhe kandidatët e PDK-së duke shprehur bindjen se Drenasi mund të sigurojë mbi 20 mijë vota në këto zgjedhje. /Kosova.info/

Go to TOP