Lëvizin ndjeshëm koeficientët e basteve, kjo kombëtare llogaritet si favorite për ta fituar Kampionatin Evropian

Pas përfundimit të fazës së grupeve të EURO 2020, kuotat e basteve, në kompanitë e huaja, kanë lëvizur ndjeshëm, për sa i përket kombëtares që do të arrijë të fitojë trofeun në fund të këtij kompeticioni madhor.

Terren ndjeshëm ka fituar Italia, ndërkohë që Franca vijon të kryesojë, duke u llogaritur si favorite absolute. Të shtunën do të startojnë ndeshjet e fazës së 1/8-ave të Europianit, ndërkohë sipas kompanisë prestigjioze të basteve, “Bet365”, Franca llogaritet si favorite për të fituar në fund kampionatin Evropian, “gjelat” kuotohen me koeficientin 5.00.

Italianët e Roberto Mancinit llogariten si kombëtarja e dytë favorite me koeficientin 7.00, Anglia është e treta me 7.50, Gjermania e katërta me 8.00 ndërsa Spanja e mbyll listën e top-5 favoriteve me kuotën 9.00.

Skuadrat ‘autsajdere’ në fazën e eliminimit direkt po llogariten Austria me koeficientin 151.00 dhe Zvicra me 101.00.

Go to TOP