Krasniqi viziton varrin e vëllait, që i vdiq para disa dite

Jakup Krasniqi, i cili për 4 vjet po mbahet në Hagë, ka arritur në Kosovë. Ai është përcjellë nga automjete të shumta të Policisë, në fshatin e tij të lindjes, në Negroc të Drenasit.

Arsye e ardhjes së Jakup Krasniqit është vdekja e vëllait të tij.  Ai ka bërë homazhe te varri i vëllait të tij, i cili ndërroi jetë disa ditë më parë.

Gjatë tërë kohës, Krasniqi është parë nën percjelljen e EULEX-it. Krasniqi do të qëndrojë në Kosovë deri më 12 tetor.

Jakup Krasniqi, bashkë me Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin, po vazhdon të gjykohet nga Dhomat e Specializuara për dyshimet rreth krimeve të luftës gjatë dhe pas luftës së fundit.


Go to TOP