KQZ sot pritet ta regjistrojë një parti politike dhe pezullojë një tjetër

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve këtë të mërkure mban mbledhjen e radhës me 5 pika në rend dite.

Në këtë mbledhje ndër pikat tjera KQZ-ja, do të rekomandon pezullimin e partisë politike Gradanska Inicijativa Gore, me akronimin GIG.

Ndërkaq, në pikën tjetër do të rekomandoj regjistrimin e një partie të re partisë politike Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës.

“Rekomandim për privim të përfitimit të mjeteve financiare nga Fondi për Mbështetjen e Subjekteve Politike për subjektin politik Partia e Ashkalinjëve për Integrim”, thuhet ndër tjera në njoftimin e KQZ-së.

Go to TOP