Kosova pa liberalizim vizash, Borrell njofton me vendimin pozitiv për Serbinë

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka njoftuar se BE-ja sot ia ka hapur Serbisë Kapitullin e Katërt për Integrim në Bashkimin Evropain.

Borrell në Twitter ka shkruar se ky është një hap i rëndësishëm i Serbisë drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

“Sot, ne hapim Kapitullin e 4 mbi Axhendën e Gjelbër dhe lidhjen e qëndrueshme për Serbinë. Urime, Ana Brnabiq, në këtë hap të rëndësishëm në rrugën e Serbisë drejt BE-së”, shkruan ai.

Tutje Borrell ka shtuar se tashmë Serbia duhet të punojë që të avancoj përpara sundimin e ligjit dhe dialogun Serbi-Kosovë.

Tani, është e rëndësishme të avancohet në punën përpara, duke përfshirë sundimin e ligjit, shtrirjen e CFSP-së dhe dialogun Beograd-Prishtinë”, përfundon Borrell.

Kujtojmë se Bashkimi Evropian ende nuk ka liberalizuar vizat për Kosovën, pavarësisht se Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian kanë dhënë dritën e gjelbër për një gjë të tillë.

Go to TOP