Kori i Filarmonisë dhe Michelle Jensen, sonte me koncert në Prishtinë

Kori i Filarmonisë së Kosovës, sonte nga ora 19:30 do të mbajë koncert në Kishën Katolike “Shën Ndou” në Prishtinë. Nën drejtimin e Michelle Jensen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dr. Michelle Jensen është dirigjente korale dhe pedagoge, e renditur në vendin e parë në klasifikimet e Billboard-it. Në Universitetin “Azusa Pacific”, ajo shërben si udhëheqëse e studimeve korale dhe dirigjente e formacioneve vokale kamerale dhe koreve të oratoriove.

“Ajo ka qenë gjithashtu pedagoge e jashtme në Universitetin e Kalifornisë Jugore (USC), ku ka marrë diplomën bachelor në muzikë, master në edukimin muzikor dhe doktoratë në muzikë korale”,  thuhet në njoftimin e këtij institucioni në “Facebook”. /Kosova.info/

Go to TOP