Konjufca për punëtoret teknike të Kuvendit: Nuk kemi pasur shumë mundësi se çka të bëjmë

Kryeparlamentari Glauk Konjufca është deklaruar në lidhje me puëntoret teknike të Kuvendit të Kosovës, të cilat kanë mbajtur grevë për disa javë duke kërkuar paga më të larta.

Konjufca para mediave të martën, ka thënë se problem është zgjidhur, dhe se Kuvendi “nuk ka pasur shumë mundësi se çfarë të bëjë.

“Deri tash çka di është që është zgjidh problem i tyre, siç e keni marrë vesh ka pasur të bëjmë e operatorin privat, kështu është e organizume me ligj, nuk kemi edhe shumë mundësi çka të bëjmë, por ka në ndodhur mesa di disa negociata mees atyre mekanizmave që i kemi në kuvend dhe ato të vazhdojëm me ato paga siç i kanë pasur kërkesat ato.” – ka deklarur ai.

Go to TOP