Konjufca me vullnetarë në sheshin e Prishtinës, mobilizohen për fitore
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, së bashku me vullnetarë, në ditën e 11 të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, është takuar me qytetarët në sheshin e kryeqytetit.
Lëvizja Vetëvendosje, në një postim në Facebook, tha se vullnetarët e saj po angazhohen e mobilizohen për fitoren e 500 mijë zemrave.
“Në sheshin e Prishtinës, kryeparlamentari Konjufca bashkë me vullnetarë takuan qytetarë të shumtë me të cilët bashkëbiseduan. Vullnetarët cep më cep Kosovës po angazhohen e mobilizohen për fitoren e 500 mijë zemrave”, njofton Lëvizja Vetëvendosje, përmes Facebook. /Kosova.info/
