Kongresisti Torres: Angazhimin tim do ta vazhdojë deri në anëtarëtimin e plotë të Kosovë në NATO
Të hënën, Asambleja e Përgjithshme Parlamentare e NATO-s miratoi vendimin për ta avancuar statusin e Kosovës, nga anëtare vëzhguese në të asociuar.
Këtij suksesi i është gëzuar edhe kongresisti amerikan, Ritchie Torres.
Torres u shpreh tejet i lumtur, teksa tha se do ta vazhdojë tutje angazhimin e tij, deri në anëtarësimin e plotë të Kosovës në NATO.
“Jam i kënaqur që shoh se Republika e Kosovës ka avancuar në një anëtare të asociuar të Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Ka kaluar shumë kohë që Kosova jo vetëm të anëtarësohet në asamblenë parlamentare, por më e rëndësishmja, të jetë përfundimisht një anëtare e plotë e NATO-s. Duhet bërë më shumë. Mbani mend fjalët e mia se unë do të vazhdoj të shtyj para përfshirjen e tyre të plotë në NATO”, ka shkruar Torres.
