Klinaku i reagon Kurtit: Të gjithë të kanë faj ty, edhe Thaçi në burg

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit, Albin Kurti, i cili tha se për shkak të një zotimi të njëanshëm të Hashim Thaçit ndaj NATO-s në kohën kur ishte kryeministër, ne nuk kemi ushtri të Kosovës në veri të vendit.

Klinaku tha se Kurti është një kryeministër përçarës dhe shkelës i shtresave të ndryshme të shoqërisë.

“1. Të gjithë t’kanë faj ty, e edhe Thaçi në burg, e mundohesh ta mashtrosh publikun duke mos i treguar se Kosova është shtet mbi bazën e pakos së Ahtisaarit e që edhe ti je kryeministër i saj;

  1. Po t’ishe serioz, mbledhje e Këshillit të Sigurisë bëhet me tjetër format, ose së paku informohen edhe të tjerët për këtë;
  2. Serbia nuk i frikësohet një kryeministri përçarës dhe shkelës i shtresave të ndryshme të shoqërisë;
  3. Ka rrezik që edhe në rast të luftës, ty nuk të besojnë ata që do të luftojnë;
  4. Lësho rrugë e të zgjedhet një kryeministër i unitetit, e pastaj e sheh ti se a frikësohet Serbia”, ka shkruar ai.
Go to TOP