Kush mbeti jashtë e kush mori pozita kryesinë e re, disa njerëz kyç të LVV-së nuk figurojnë në listë

Dje është zgjedhur kryesia e re e Vetëvendosjes, e listës së saj i prin Albin Kurti.
Ajo që vërehet në listën e LVV-së është mungesa e disa figurave kyçe të partisë.
Edhe kësaj here, Kurti ka lënë jashtë vendimmarrjes në parti, luftëtarin e UÇK-së, Salih Zyben.
Zyba bashkë me disa figura kyçe të partisë, nuk është pjesë e kryesisë së LVV-së.
Në Kryesinë e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje nuk figurojnë ish të burgosurit politik, përfshirë edhe Hydajet Hysenin, që deri sot ka qenë kryesues i këtij këshilli.
Gani Krasniqi, Avni Dehari, Hydajet Hyseni, etj. Asnje prej tyre nuk figuron në organet e zgjedhura të partisë së Kurtit.
Albin Kurti do të jetë kryetar, Glauk Konjufca nënkryetari i parë, ndërsa Mrika Limani Myrtaj nënkryetare e dytë. E Alim Rama do të jetë sekretar i Lëvizjes Vetëvendosje.
Kryesueses e Këshillit të Përgjithshëm, është zgjedhur Arbërie Nagavci.
Alim Rama dje u zgjedh sekretar organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, por si duket nuk e ka menduar mirë se zgjedhja në këtë pozitë, mund të bie ndesh me pozitën që ai aktualisht mbanë si përfaqësues i këtij subjekti pranë Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve.

Ende nuk dihet se a do të japë Rama dorëheqje nga pozita e tij në KQZ, por neni 61 paragrafi 8 pika (e), pritet të i sjellë “kokëçarje” Ramës, por edhe vet presidentes Osmani.
“LIGJI NR. 03/L-073 PËR ZGJEDHJET E PËRGJITHSHME NË REPUBLIKËN E KOSOVËS, në nenin e lartpërmendur, shprehimisht shkruan se “neni 61.8 Personi nuk ka të drejtë të jetë anëtar i KQZ-së nëse është: pika e) zotërues i një posti të lartë publik ose i një posti të lartë në parti politike”.
E pikërisht ky ligj, implikon edhe presidenten e vendit, e cili ka në kompetencën e saj për emërim dhe zëvendësim të anëtareve të partive politike pranë këtij institucioni.
Tashmë Alim Rama është sekretar i LVV-së, por do të mbetët të shihet se si do të veprojë presidentja Osmani karshi kësaj situate.
E neni i njëjtë por pika e 10, shprehimisht udhëzon presidentes se çka duhet të veprojë në këtë rast.
“Neni 61.10 Nëse Presidenti mendon që një i emëruar nuk është i përshtatshëm të jetë anëtar i KQZ-së sipas këtij ligji, ai mban konsultime me, dhe kërkon nga organizata emëruese që të nominojë një kandidat të ri. Nëse organizata emëruese në fjalë nuk e cakton një person të përshtatshëm për të qenë anëtar i KQZ-së brenda katërmbëdhjetë (14) ditëve prej kërkesës së tillë, Presidenti ka liri veprimi që ta zgjedhë dhe emërojë një person të përshtatshëm për ta plotësuar postin e lire”, thuhet në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme.
Për këtë situatë kanë reaguar edhe nga shoqëria civile.
Ishte Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës që tha se me zgjedhjen e Ramës në pozitë të lartë drejtuese në LVV, hapë rrugë që ai ta lirojë mandatin në KQZ.

Go to TOP