KESCO: Tarifa e ulët e energjisë nga ora 23:00 deri në 08:00 deri më 30 shtator

Kompania KESCO ka njoftuar konsumatorët se tarifa e ulët e energjisë elektrike do të jetë e vlefshme nga ora 23:00 deri në ora 08:00, duke filluar nga nesër deri më 30 shtator.

Ky ndryshim synon të nxisë kursimin e energjisë dhe të ofrojë mundësi më të favorshme për konsumatorët gjatë orëve të natës.

KESCO gjithashtu ka ftuar qytetarët të jenë të kujdesshëm me shpenzimin e energjisë dhe të shfrytëzojnë këtë periudhë për të ulur kostot e faturave të tyre. /Kosova.info/


Go to TOP