Kërkesa e Listës “Guxo” për t’u regjistruar si parti, KQZ merr vendim sot

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhjen e radhës nga ora 13:30.

Sipas njoftimit në rend dite do të jetë shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimi i regjistrimit të parti politike “Guxo”.

Poashtu në rend dite do të jetë shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për regjistrim të partisë politike “Bashkimi për Ndryshim ANAMORAVA” BNA.

Njoftimi i plotë:

  1. Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së:
  • Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit Nr.1,6 dhe 8/2022:
  • Aktivitetet e SKQZ:
  • Aktivitetet e ZRPPC:
  • Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për regjistrim të partisë politike “GUXO” (GUXO).
  • Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për regjistrim të partisë politike “Bashkimi për Ndryshim ANAMORAVA” BNA.
  •  Raport i Këshillave të KQZ-së:
  • Këshilli për Çështje Ligjore:.
  • Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për zëvendësimin e anëtarit të Kuvendit Komunal, në Istog.
  • Këshilli për Buxhet dhe Financa:
  • Shqyrtimi dhe miratimi i raportit të shpenzimeve për zgjedhjet lokale 2021.
  • Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë:
  •  Ftesa për KQZ-në për vëzhgimin e zgjedhjeve në Slloveni, 24 prill 2022.
  • Komiteti i Auditimit:
  • Njoftim nga Komiteti i Auditimit.
  •   Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit të panelit intervistues për pozitën  zv.Kryeshefit Ekzekutiv të SKQZ-së dhe Drejtorit Ekzekutiv të ZRPPC-së.
  • Të ndryshme.
Go to TOP