Kelmendi: Shqiptarët t’i drejtohen Drenicës në protestë ndaj refuzimit të Gjykatës për Hashim Thaçin

Gazetari Adriatik Kelmendi ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Gjykatës Speciale për të mos i dhënë leje ish-Presidentit Hashim Thaçi të marrë pjesë në varrimin e babait të tij, Haxhi Thaçi.

Përmes një postimi, Kelmendi e cilësoi këtë vendim si padrejtësi të rëndë dhe bëri thirrje që nesër të gjithë shqiptarët t’i drejtohen Drenicës në shenjë nderimi dhe ngushëllimi për Familjen Thaçi, por edhe si protestë kundër këtij vendimi.

“Nesër gjithë shqiptarët duhet t’i japin përgjigjen meritore – t’ia mësyjnë Drenicës në nderim e ngushëllim të Familjes Thaçi, si protestë ndaj kësaj padrejtësie,” shkroi ai.

Ndërkohë, vendimi për moslejimin e ish-Presidentit Thaçi që të marrë pjesë në ceremoninë mortore ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik dhe në qarqet politike në Kosovë. /Kosova.info/


Go to TOP