Kelmendi: Afati 30-ditor i takon vetëm Kuvendit, jo Gjykatës Kushtetuese

Muhamet Kelmendi, njohës i Kushtetutshmërisë, duke folur për aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese pëer konstituimin e Kuvendit të Kosovës, tha se në aspektin juridiko-kushtetues duhet vlerësuar ashtu siç është dhënë, nuk mund të bëhet interpretime të një aktgjykimi të tillë nga Gjykata Kushtetuese.

Kelmendi foli për anën juridike dhe kushtetuese vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

”Aktgjykimet Gjykata Kushtetuese i nxjerrë dispozitat të cilat janë obligative dhe organet kompetente në Kosovë, të gjithë qytetarët duhet të respektojnë dhe të zbatojnë në praktikë”, tha Kelmendi në ”InfoPlus”, RTK.

Kelmendi pati kritika në çështjen e votimit në Kuvend, lidhur me atë se a mund të vazhdohet me votim të hapur apo të fshehtë, teksa sqaroi se aktgjykimi i Kushtetueses ka thënë se duhet të vijohet në praktikën e deritashme të votimit, duke shtuar se kjo çështje është dashur të merret vesh në mbledhjen përgatitore të Kuvendit të Kosovës, nën kryesimin e ish-kryetarit Glauk Konjufca, ku sipas tij, është marrë si e logjikshme mënyra e votimit të hapur.

Sipas Kelmendit, për Gjykatën Kushtetuese, kalimi nga votimi i hapur në të fshehtë, juridikisht nuk është e lejueshme, sepse deri më tashti ka qenë praktikë solemne e votimit për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Kelmendi ka kritikuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese në vendimin e saj për përcaktimin e afatit kohor në konstituimin e Kuvendit.

”Gjykata Kushtetuese nuk është aty për të nxjerrë normë të re juridike dhe për të përcaktuar e për të dalë mbi Kushtetutën e Kosovës dhe mbi normat juridike që ka Kushtetuta. Përcaktimi 30-ditor i takon vetëm Kuvendit, i cili duhet të rregullojë këtë çështje në bazë të normave juridike dhe të rregullores së Kuvendit”, tha Kelmendi.


Go to TOP