Kane të mungojë në stërvitje për ta detyruar kalimin te City

Top sulmuesi i Anglisë, Harry Kane, thuhet se do të mungojë në stërvitjet e Tottenham Hotspur-it në mënyrë që ta detyrojë kalimin te tij te Manchester City, sipas The Telegraph.

Kane është lidhur ngushtë me një kalim te kampionët e Anglisë, edhe pse trajneri i ri i Spurs-ave, Nuno Espirito, thotë që sulmuesi do të mbetet lojtar i klubit londinez.

Mediumi anglez pohon që janë bashkëlojtarët e tij te Spurs që besojnë se golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar në Angli do ta aplikojë një strategji të tillë.

Go to TOP