IPK dhe ShÇBA drejt fuqizimit të bashkëpunimit përmes takimeve të përbashkëta

Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së, Kushtrim Hodaj, priti në takim pune homologun nga Republika e Shqipërisë – Drejtorin e Përgjithshëm të ShÇBA-së (Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat) Muhamet Rrumbullaku dhe drejtues të tjerë të ShÇBA-së.

Ky takim u zhvillua sot në ambientet e Inspektoratit Policor të Kosovës dhe prezent ishin edhe prokurorë nga SPAK-u (Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar) dhe Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Takimi u zhvillua në kuadër të shkëmbimit të përvojës dhe informacioneve të përbashkëta dhe në funksion të fuqizimit  të bashkëpunimit gjatë hetimit të rasteve të përbashkëta.

Gjatë bisedës u vlerësua  bashkëpunimi profesional ndërmjet të dy institucioneve homologe të mbikëqyrjes policore drejt fuqizimit të integritetit policor dhe goditjes së aktiviteteve të kundërligjshme që cenojnë besimin e publikut tek policia. /Kosova.info/

Go to TOP