Incidentet paralajmërim i një rreziku në Ballkan me objektiva ruse

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vucic ka  mbetur në një pozicion statitik në udhëkryq, ashtu sic edhe edhe e preferon politikisht. Po cilës anë i takon pyesin nga katër karriget që i takojnë vendeve të cilat Vucici i përcaktoi si partnere strategjike Rusia, ShBA, BE dhe Kina.   Gishtat e tij drejtues cdo herë janë të kthyer nga fqinjët duke mbajtur të tensionuar situatën. Sepse vetëm kështu është mësuar të notojë politikisht.  Disa nga elita intelektuale përmes një peticioni janë kundër sanksioneve ndaj Rusisë e cila  filloi ofensivën në kohën e zgjedhjeve në Serbi. Kjo nismë është motivuar nga ofensiva ruse në Ukrainë.  Rusija dhe Kina kanë përfunduar punët në zgjedhjet në Serbi, duke qenë që të afërmit e tyre kanë kaluar mirë.  Lidershipi në Serbi tha se nuk do të vendosin sanksione ndaj Rusisë ndërsa nga Kina u furnizuan me sisteme raketore.  Paralelisht me këtë ndodhën disa akte të cilësuara nga qeveria terroriste në veri të Kosoës, ku janë shënuar gjuajtje me armë ndaj patrullave policore. Por për habi nuk pati ndonjë reagim të fuqishëm nga vendet perëndimore të cilat kërkojnë nga Beogradi, si kandidate për anëtarësim në BE  vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë. Disa nga analistë ndërkombëtarë të gjeopolitikës alarmojnë se është I mundur zgjerimi I luftës nga Rusia drejt Ballkanit dhe kjo edhe mund të qëndrojë marrë parasysh deklaratat e zyrtarëve të institucioneve ruse për politik të jashtme të cilët flasin për një ricaktim të kufijve me luftë në Ukrainë, pavarësisht çmimit që do të paguajnë. Kjo edhe zbardhë qëllimin e mistershëm të ofensivës ruse në Ukrainë. 

Në një intervistë të gjërë për portalin amerikan New Statesman, Sergey Karaganov ish këshilltarë I presidentit Boris Jelcin dhe Vladimir Putinit I cili promovoi konceptin e “Euroazisë së madhe” dhe mbështet një partneritet me Kinën foli për pikëpamjet e tij për luftën, duke përfshirë deklaratat për kombësinë ukrainase dhe denazifikimin, dhe të ardhmen e rendit ndërkombëtar liberal. “Për 25 vjet, njerëz si unë kanë thënë se do të ketë një luftë nëse NATO dhe aleancat perëndimore zgjerohen në disa vija të kuqe, veçanërisht në Ukrainë. E imagjinova atë skenar në vitin 1997. Në vitin 2008, presidenti Putin tha se nëse anëtarësimi i Ukrainës në aleancë bëhet i mundur, atëherë Ukraina nuk do të ekzistojë”, tha ai.   Por cfarë do të cilësohej si humbje në sytë e Karaganov. “Nuk e di. Kjo është një pyetje e mirë. Na duhet një fitore. Nuk mendoj se edhe sikur të pushtonim të gjithë Ukrainën dhe të gjitha forcat ushtarake të Ukrainës të dorëzoheshin, do të ishte një fitore, sepse atëherë do të na mbetej barra e një vendi të shkatërruar. Kështu që unë mendoj se në një moment ne kemi nevojë për një lloj zgjidhjeje të quajtur paqe, e cila do të përfshinte krijimin de fakto të një lloj qeverie të qëndrueshme pro-ruse në territorin e Ukrainës dhe sigurinë reale për Donbasin”, tha ai.

Ricaktimi i kufijve ende në tavolinë

Ndonëse nuk e di se cili do të jetë rezultati i kësaj lufte , Karaganov I cili është kryetar nderi i trustit të trurëve në  Këshillin për Politikë të Jashtme dhe Mbrojtjes thotë se qëllimi përfundimtar për Kremlinin do të përfshijë ndarjen e Ukrainës, në një mënyrë apo në një tjetër….”Pra, gjykimi im do të ishte që një pjesë e Ukrainës do të bëhet një shtet miqësor me Rusinë, ndërsa pjesët e tjera mund të ndahen. Polonia do të marrë me kënaqësi disa pjesë të perëndimit, ndoshta edhe rumunët dhe hungarezët; minoriteti hungarez në Ukrainë është i shtypur, së bashku me pakicat e tjera. Por ne jemi në një luftë totale, është shumë e vështirë në këtë moment të parashikohet se çfarë do të ndodhë”, tha ai. Ish zyrtarë rus dhe ekspertë ndërkombëtare thonë se kriza aktuale pashmangshmërisht do të reflektohet edhe në pjesë të tjera të Evropës, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor.

Ekspertizat ndërkombëtare japin një alarm se krizat në  Ballkanin perëndimor nuk kanë kaluar meqë ky rajon mbetet objektiv i segmenteve të caktuara të mbështetura nga Moska dhe kjo do të varet nga perspektiva e zhvillimeve në Ukrainë.  Kjo krizë politike deri në një konflikt sipas shumë analistëve i konvenon presidentit rusë Vladimir Putin përballë një disfate cfarëdo që të jetë ajo në Ukrainë. Dhe ky fitil është në duart e anëtarit të Presidencës së BeH-së, Milorad Dodik, I cili tash së fundi tha se vetëm do të prolongojë marrjen   antikushtetuese të kompetencave të shtetit në fushën e ushtrisë dhe mbrojtjes. Dhe kjo do të varet në masë të madhe nga pozicioni që do të ndërmerrë Serbia, i vetmi aleat rus në Evropë.  Lufta në Ukrainë ndoshta ka ngadalësuar planet e caktuara, por është naïve të besohet se Dodiku e ka humbur  mbështetjen nga Beogradi. Në një analizë të agjenicë Patria, thekson se marrëdhëniet e supozuara të ftohta nga Serbia nuk janë shenjë se Vuçiq ka hequr dorë nga Dodik dhe as nuk do ta bëjë këtë. “Marrëdhëniet janë shumë të thella, si dhe interesat financiare, në mënyrë që Vuçiq t’i kthejë shpinën Dodikut brenda natës. Është një perceptim i gabuar të besosh se Dodik mbeti vetëm. Këtë e dëshmon edhe deklarata e ditë më parë e Vuçiqit. Marrëdhëniet kyçe në të ardhmen janë marrëdhëniet me boshnjakët, të cilat shpresoj se do të arrijmë t’i zhvillojmë. Ata  thonë ti Vuçiq, thua gjithmonë respekton integritetin territorial, por pse e le Dodikun të flasë për të gjitha këto. Është sikur jam polic. Për të shkuar vërdallë e për t’i vënë dikujt një fasho”, populisti Vuçiç do të përpiqet t’i bëjë një gardh Dodikut. Ndryshe nga Dodiku, presidenti I Serbisë me vetë takimin me  Schmidt tregon se e njehë atë si përfaqësues ndërkombëtarë megjithatë maska e tij bie kur ai tregon se cfarë mendon për të. “A mendoni se bisedimet e mia me Christian Schmidt janë të lehta. Jo, bisedimet me Schmidt nuk janë të lehta. Ai është një njeri i mirë, ai nuk është i padrejtë. Unë duhet të flas, por të mbështes fuqitë e Bonit nuk është e mundur. Çfarë duhet Po? Drina si dikur nuk me shkon mendja. Pra thone qe nuk bashkohemi me sanksionet se nuk bashkohemi me sanksionet ndaj Dodikut te vendosura nga SHBA dhe Britania se nuk na shkon mendja. dhe tani çfarë të doni, të vendosni sanksione ndaj Serbisë”, tha Vuçiq.Në përkthim – Drina nuk do të jetë kufiri ynë. Dhe ky është qëllimi. Ndërtimi i hidrocentraleve në Drinë, aeroporti në Trebinjë, blerja e bonove dhe pyjet janë të RS, një përpjekje për të blerë Elektroprivreda.

Federata Ruse ka njoftuar zyrën e Përfaqësuesit të Lartë në Bosnje dhe Herzegovinë (OHR) se po pezullon pjesëmarrjen e saj në financimin e saj, raporton Glas Srpske nga enteti serb. “Në korrik 2021, Federata Ruse njoftoi se nuk do të marrë më pjesë në mbledhjet e Trupit Drejtues të Këshillit për Zbatimin e Paqes”, tha OHR për Nezavisne Novina në një koment. Nga ana tjetër, ambasada ruse në BiH theksoi se Rusia vazhdon të jetë anëtare e Bordit Drejtues të PMC dhe se “nuk ka asnjë mekanizëm për pezullimin e pjesëmarrjes ruse në punën e kësaj strukture”. Përveç kësaj, pala ruse përsëri vuri në dukje se Christian Schmidt nuk është një Përfaqësues i Lartë legjitim në BiH.Në të njëjtën kohë, ambasadori amerikan në Bosnje dhe Hercegovinë, Michael Murphy, shprehu mendimin se Federata Ruse synon të tërhiqet nga SVMS. “Unë supozoj se Rusia ka vendosur të tërhiqet nga Këshilli i Zbatimit të Paqes,” tha Murphy gjatë një vizite në Banja Luka. Së fundmi, ai deklaroi se Rusia nuk merr më pjesë në mbledhjet e ambasadorëve dhe në Bordin Drejtues të KPM-së dhe gjithashtu nuk paguan pjesën e saj të anëtarësimit në OHR. Se Moska po nxitë një krizë në BH, tregoi edhe Vladimir Milov, ish zëvendësministri i ekonomisë ruse duke nënvizuar se  “Ballkani Perëndimor një objektiv i ardhshëm i mundshëm i Rusisë, Dodik po bën atë që i thotë Putini”. “ Dhe po, ata gjithashtu e konsiderojnë Ballkanin Perëndimor, do të thosha, objektivin e ardhshëm të mundshëm. Ata kanë një ndikim të madh atje në Serbi dhe Mal të Zi dhe për fat të keq edhe në Bosnje. Ju kujtohet kur në fillim të dhjetorit, lideri i Republika Srpska Milorad Dodik shkoi në Putin për t’u takuar, u kthye dhe bëri shumë deklarata destabilizuese, duke mbajtur qartë miratimin e tij”, tha ai për N1.

Moska kërkon aktivizimin e lojtarëve të saj

Ngjarjet në Ukrainë kanë zbardhur lojtarët e  drejtpërdrejtë të Putinit në Ballkan.Në një intervistë  të javës për TV “Prva” Vucic tha se sanksionet kundër cilido shtet “ janë të padobishme dhe amorale” dhe se nëse do ti vendoste sanksione ndaj Rusisë do të shpallej hero dhe demokrati më I madh, por e ka të vështirë. Ai do ta ketë vështirë të mbajë opcionin e uljes në dy karrige. Atij I është bërë e qartë se duhet të zgjedhë anën sepse nga ajo varet jo vetëm procesi I përafrimit por edhe cështjet ekonomike dhe financiare me BE. Por edhe nga Moska atij I është përcjellë një mesazh I qartë “të ketë kujdes se cfarë po bënë” dhe se “presin që në një të ardhme të afërt të ketë mundësinë të shprehë dhe konfirmojë mbështetjen e miqësisë me Rusinë”.  Drejtori i Projektit Evropian për të Ardhmen, Ivan Vejvoda, tha për Novi Magazin se politika e neutralitetit të Serbisë është e vështirë të mbahet në plan afatgjatë, por se politika e uljes në më shumë karrige nuk do të kalojë më dhe se kjo tregohet përmes votës së Beogradit për Rezolutat e OKB-së për luftën në Ukrainë. Ai pretendon se pavarësisht përbërjes së koalicionit në nivel nacional dhe simpatisë apo opinionit të favorshëm të shumicës së qytetarëve serbë për Rusinë, Beogradi nuk mund të shkojë në Lindje. “Edhe pse historia për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO tani është përditësuar dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Vejvoda.

Por nëse Finlanda dhe Suedia hyjnë në NATO, zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë Dmitry Medvedev  paralajmëroi se do të reagojnë në Baltik. “Nuk mund të flitet më për ndonjë status pa armë bërthamore për vendet baltike, duhet të arrihet një ekuilibër. Deri më sot, Rusia nuk ka marrë masa të tilla dhe nuk ka pasur ndërmend të bëjë”, tha Medvedev. Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski në një video tha se Ukraina po mbrohet shumë më gjatë se sa kanë planifikuar pushtuesit. Por sipas tij Rusia ka kapacitete të sulmojë “jo vetëm kundër Ukrainës” pasi Polonia , Moldavia, Rumania dhe vendet Baltike do të jenë shënjestrat e rradhës nëse bie liria e Ukrainës. 

Analisti gjeopolitik turk Göktürk Tüysüzoğlu nga Universiteti Giresun, i pyetur nga Al Jazeera më 19 mars në emisionin “Kufijtë e Lindjes”, nëse mund të ketë një përshkallëzim të mundshëm i luftës ruse në Ukrainë u përgjigj se është e vështirë të vlerësohet se sa larg mund të shkojë Rusi, por duket se strategjia e Rusisë duket se është që ndikimin e saj ta zgjerojë në vendet e Evropës Lindore që nuk janë anëtare të NATO-s dhe në Kaukaz, veçanërisht në Gjeorgji. Nga ana tjetër, nëse Rusia arrin të shkëpusë lidhjet e Ukrainës me Detin e Zi, Tüysüzoğlu beson se Rusia mund ta drejtojë luftën drejt Moldavisë për t’u lidhur me separatistët në Transnistria. Ai po ashtu thekson se është i mundur zgjerimi i luftës nga Rusia drejt Ballkanit, gjegjësisht drejt BeH-së dhe Kosovës, madje edhe drejt Malit të Zi si anëtare e NATO-s, ku veprojnë aktorët politikë prorusë dhe partitë politike që Rusia mund t’i aktivizojë. Tüysüzoğlu paralajmëron se aktivizimi i ndonjë prej këtyre zonave të ngrira të krizës do të çonte në mënyrë të pashmangshme në përhapjen e luftës. Nëse Rusia do t’i aktivizonte këto zona konflikti, atëherë, thotë Tüysüzoğlu, “do të kishim një krizë më të gjerë euroaziatike që, natyrisht, askush nuk e dëshiron, por Rusia ka kapacitetin për ta bërë këtë.” Sipas tij të gjitha këto përllogaritje për lëvizjet e mundshme ruse po bëhet e qartë se Putini në fakt dëshiron një riorganizim të madh gjeopolitik të Evropës, praktikisht Jalta 2. “….Putinit i përgjijet vetëm lufta. Ai vlerëson se tashmë ka humbur gjithçka që mund të humbasë. Pozicioni i tij në Rusi dhe sundimi i tij janë të kërcënuar dhe nëse ai nuk arrin ndonjë sukses të madh gjeopolitik, ai thjesht do të zhduket nga froni i Kremlinit. Duke ndërmarrë agresion kundër Ukrainës, Putin mori rolin e iniciatorit të luftës evropiane. Kur ai tashmë ka arritur një pozicion kaq jo të famshëme, ai thjesht nuk dëshiron të ndalet në gjysmë të rrugës. Duke qenë se tashmë ka blerë një biletë për pjesën e errët të historisë, do të mundohet të luajë deri në fund pjesën e tij”, tha ai./I.KRASNIQI

Go to TOP