Hyseni: Keqpërdoruesit e ujit dhe të  mbeturinave do të dënohen

Me qëllim të parandalimit të keqpërdorimit të ujit dhe hedhjes së mbeturinave Drejtorati i Inspekcionit i Komunës së Gjilanit, ka lëshuar dy njoftime.

Sipas njoftimeve, të gjithë ata që nuk respektojnë këto vendime do të gjobiten.

Entela Hyseni, drejtoresh e Inspekcionit, tha se njoftimi i parë ka të bëjë me ndalimin e lëshimit të ujit nga krojet nëpër oborre dhe rrugë.

Dhe njoftimi i dytë ka të bëjë ndalimin e hedhjes së mbeturinave në hapësirat e përbashkëta, korridore, shkallë, ashensorë e të ngjashme.

“Personat fizik e juridik që nuk i respektojnë këto dy vendime, do të sanksionohen në harmoni me Rregulloren për Shërbime Publike Komunale”, tha Entela Hyseni, drejtoresh e Inspekcionit. /Kosova.info/

Go to TOP