Sonte Drita-Zalgiris
Drita zhvillon sonte ndeshjen vendimtare ndaj Zalgirisit, në kuadër të përballjes së radhës evropiane, me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, duel që mund ta ndiqni në RTK.
Skuadra gjilanase vjen me optimizëm pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Lituani, rezultat që e lë të hapur çështjen e kualifikimit.
Bardhekaltrit do të kërkojnë përkrahjen e madhe të tifozëve për të siguruar një tjetër sukses në arenën ndërkombëtare. Përballë tyre do të jetë një sfidë e vështirë, pasi Zalgirisi ka treguar se është kundërshtar i fortë.
Të dyja skuadrat do të zbresin në fushë për 90 minuta vendimtare, ku vetëm njëra prej tyre do të sigurojë kalimin tutje.
