FIFA ndryshon topin për gjysmëfinalet dhe finalen e Botërorit

FIFA ka vendosur të prezantojë një top të ri për fazën finale të Kupës së Botës 2026, sipas gazetarit Fabrizio Romano.

Topi i ri, i quajtur “Trionda Final”, do të përdoret në gjysmëfinale dhe në finale të turneut, me një dizajn të veçantë në ngjyrat ari, e zezë dhe e bardhë, i frymëzuar nga trofeu i Kupës së Botës.

Vendimi vjen pas disa shqetësimeve gjatë turneut, pasi disa portierë kanë pasur vështirësi për të parashikuar trajektoren dhe fluturimin e topit origjinal Trionda.

Me ndryshimin e topit në ndeshjet më të rëndësishme të Botërorit, FIFA synon të sigurojë kushte sa më të mira për lojtarët dhe veçanërisht për portierët në fazën vendimtare të garës.


Go to TOP